Aksesorë të personalizuar me irisin e syrit
Ktheje irisin e syrit të një personi të dashur në një unazë, varëse, byzylyk ose palë vathësh të punuar me dorë. Një dhuratë sentimentale dhe unike, vetëm për ty.
Kategori Aksesorësh
Produktet Best-Seller
Rreth Bellus Oculi
Bellus Oculi është një punishte e vogël aksesorësh artizanale që krijon unaza, varëse, vathë dhe byzylykë të personalizuara me irisin e syrit. Çdo punim është unik dhe bart një histori personale – syrin e një personi të dashur, një kujtim apo një moment të veçantë.
Nga ideja deri te punimi final, çdo hap realizohet me kujdes: përpunim grafik profesional i fotos së syrit, përzgjedhje e materialeve dhe montim handmade. Qëllimi ynë është të krijojmë aksesorë që nuk janë vetëm të bukura, por edhe me vlerë emocionale.
Mëso më shumë
Si krijohen aksesorët tanë me iris?
Procesi është i thjeshtë – nga foto e syrit deri te Aksesori i personalizuar që mban në dorë.
Dërgon foton e syrit
Na dërgoni një foto të qartë të syrit nga telefoni yt, tëndin ose të një personi të dashur.
Përpunim grafik profesional
Graphic designer përshtat irisin me përmasat e unazës, varëses, vathëve ose byzylykut. Rregullohet drita, ngjyrat dhe kontrasti.
Montim i irisit në aksesor
Irisi printohet në material special rezistent dhe bashkohet me aksesorin e zgjedhur, punuar me dorë.
Paketim & postim
Aksesori vendoset në kuti dhurate dhe dërgohet me kujdes te ti, gati për t’u dhuruar ose mbajtur vetë.
Pse të zgjedhësh Bellus Oculi?
Aksesor me histori
Çdo punim mban brenda një lidhje personale – syrin e një personi që ka rëndësi për ty. Nuk është thjesht aksesor, por një kujtim i vlefshëm emocionalisht.
Punim artizanal & kontroll cilësie
Çdo pjesë realizohet me dorë, me vëmendje maksimale për detajet, materialet dhe qëndrueshmërinë. Përpara se të dërgohet, çdo punim kontrollohet me kujdes.
Komunikim i afërt me klientin
Qendrojmë në kontakt gjatë gjithë procesit: nga zgjedhja e modelit, te miratimi i dizajnit dhe konfirmimi i dorëzimit. Besim dhe transparencë në çdo hap.
Çfarë thonë klientët tanë
“Unaza me Irisin e vajzes time eshte nje punim i cili mbetet nje kujtim shume i vecante per mua, materiali cilesor dhe shume rezistent ndaj ujit.”